Zëvendëssekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar gjatë një vizite në ambasadën shqiptare në SHBA ka nderuar me grushtin komunist ambasadoren shqiptare, Floreta Faber.
Kjo vërehet nga vetë fotot e shpërndara nga ambasada shqiptare në Shtetet e Bashkuara në rrjetin e saj social në Facebook.
Në hyrje të ndërtesës së ambasadës shfaqet Escobar teksa nderon me grushtin komunist të ngritur lart ambasadoren Faber, ndërkohë që Shqipëria ka 30 vite që dalë nga regjimi komunist. Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë vendi që proklamojnë demokracinë duke qenë në luftë të vazhdueshme me regjimet komuniste.
“Kënaqësi e veçantë të mirëprisnim në Ambasadë zvnd-Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë Gabriel Escobar. Ambasadorja Floreta Faber i përcolli urimet e rastit për pozicionin e tij të ri dhe duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera shprehu gatishmërinë e vijimit të bashkëpunimit. U dakordësua vijimi i bashkëpunimit të ngushtë në avancimin e mëtejshëm të agjendës sonë dypalëshe; mbështetje në realizimin e axhendës së Shqipërisë në BE dhe nxitja e bashkëpunimit në planin ekonomik”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.