Kryeministri Edi Rama pretendon se Shqipëria është një vend me kriminalitet mesatar në Europë. Kreu i qeverisë i ka replikuar një qytetari që i ka komentuar në rrjetin e social në “Facebook” duke i përmendur rastet e fundit me vrasje në vend. Por sipas Ramës, çdo gjë është nën kontroll, duke premtuar se pagat do vazhdojnë të rriten, jo me llafe por me mund dhe durim.
KOMENTET:
Komentuesi: Hap punet more zotri rrit pagat se po shkallojn njerzit ne Shqiperi po vrasin te pafajshmit vetem vjedhje dhe krime po ndodhin as ne te gjith Europen spo ndodhin kaq shum sesa ne Shqiperi.
Edi Rama: Je gabim shume ti Albania Al, se Shqiperia hyn mes vendeve me kriminalitet mesatar ne Europe, ndërkohë qe pagat rriten me pune e me zhvillim, sic jane rritur e do te vazhdojne te rriten hap pas hapi, jo me llafe po me mund e me durim!

