
Anëtari i Kryesisë së PD Roland Bejko shprehet se ai ia kishte kërkuar dorëheqjen Bashës dhe se Berisha e mundi me propagandë.
Sipas Bejkos, njeriu që duhet të ikte në shtëpi sot duhet të ishte Berisha dhe jo Basha.
“Nëse gjërat do të ishin në rregull dhe Basha do t’i kishte marrë në dorë frerët e kësaj karroce për ta udhëhequr dhe për ta çuar në destinacion, njeriu që duhet të kishte ikur në shtëpi sot duhet të ishte Berisha dhe jo Basha, por ndodhi e kundërta. Non grata qëndron në pushtet dhe një rrezik i madh që nëse merr PD edhe e gjithë PD shpallet non grata dhe del i papëlqyer Basha i cili nuk ka bërë asnjë lloj mëkati në gjithë këtë histori, tek e fundit ekzekutoi një vendim që ia kërkuan partnerët tanë strategjikë SHBA. ”, u shpreh Roland Bejko.
