Ashtu si çdo vit, ithtarët dhe nostalgjikët e kriminelit dhe diktatorit Enver Hoxha u shfaqën sërish në varrezat e dëshmorëve, për të kujtuar ditën e çlirimit të vendit.
Nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha janë mbledhur para monumentit “Nëna Shqipëri” për të kryer homazhe, e foton e liderit komunist dhe simbole të tjera të Partisë Komuniste.
Ata kanë pritur mbarimin e ceremonisë zyrtare, protokollare të drejtuesit më të lartë të shtetit dhe më pas të futen dhe të kryejnë nderimet e tyre. Më herët aty kanë kryer homazhet edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.
