FOTO/Shkrimi i panjohur i Edi Ramës: Lufta ndaj okupatorit ishte luftë vëllavrasëse, Enveri drejtohej nga jugosllavët

Kryeministri Edi Rama ka pasur pikëpamje të tjera në fillim të viteve ’90 mbi luftën antifashiste dhe vetë figurën e Enver Hoxhës.

Pikëpamjet e tij, ai i ka shprehur në librin ‘Refleksione’ i shkruar së bashku me mikun e tij, të ndjerin Ardian Klosi në vitin 1991.

Në shkrimin që mban titullin ‘Kundër ngushtimit të opsionit opozitë’ Edi Rama shkruan se lufta ndaj pushtueseve italianit dhe atij gjerman ishte një luftë vëllavrasëse ndërsa evidenton faktin se Enveri drejtohej nga Jugosllavët në ambicien e tij për pushtet.

Sipas Ramës, ky ishte qëllimi i vërtetë i diktatorit Hoxha; për të marrë pushtetin dhe për të kryer më pas terrorin më gjakatar në vendet e Evropës Juglindore.

Për më shumë lexoni pjesë të shkrimit të kryeministrit Edi Rama shkruar në vitin 1991:  

Skuadra e opozitës zyrtarë (në të vërtetë është e çuditshme që një forcë, e cila merr pjesë në koalicionin qeveritar dhe në pushtetet lokale, të vazhdojë e të quhet gjithë ditën opozitë) dhe trajnerët e saj e ndërlikojnë shumë në rrjetën e paragjykimeve komuniste atë që ishte e thjeshtë që në fillim:

Opozita demokratiko-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë më lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri, kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë, njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh më Konferencën e Pezës, ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacionalçlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas luftë një regjim komunist.  Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civilë si front antikomunist  dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më  pas dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, te Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike, që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’u shpëtojë ‘hijeve të së kaluarës’ duhet ta mbështesë pa ngurrim këtë ide. Duhet pranuar  që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhënjimtari ose të munduri. Partia Komunistë Shqiptare e drejtuar nga emisarët Jugosllavë. Histeria e luftës për pushtët që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun ë tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si: Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës dhe ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomunistë.

Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim më popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komunistë të Evropës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është, pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik. Gjithë ata që diktatura komunistë i detyroi të braktisnin atdheun që në orët ë para të vendosjes së saj, ata që i detyroi të kapnin pushkën, e të rezistonin nëpër male, ata që i ndryu në burgje dhe internime që nga figurat më të ndritura të kombit e deri tek anonimët.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Nostalgjikët e kriminelit Enver Hoxha kryejnë homazhe me foton e diktatorit komunist

Read Next

A është kjo letra, që i jep goditjen fatale Foltores së Berishës në SHBA?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular