Vrasja e oficerit të Krimeve, Saimir Hoxha paraditen e sotme në Lezhë ka ngritur në këmbë të gjithë Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit jep 20 mijë euro shpërblim për të gjithë ata që japin informacione të vlefshme për kapjen e autorit. Ndërkohë që përveç se nga toka, policia po kryen kontrolle dhe nga ajri.
Zona ku ndodhi ngjarja ka karakteristika të veçanta duke qenë rezervat natyror pasi ka përmbajtje të madhe shkurresh e pemësh që vështirësojnë kërkimet për të riun, i cili është larguar me mjetin e tij nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që në Lezhë kanë shkuar për përforcime edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA.
Tags: oficeri i krimeve vrasja