Gjykata e Posaçme shtyn për në 14 tetor seancën për përballjen mes deputetes Grida Duma dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Seanca e së hënës dështoi për shkak të mospranisë së prokurorit në sallën e gjyqit.
Në seancën e kaluar deputetja e PD, Grida Duma refuzoi të zgjidhte çështjen me pajtim duke kërkuar që të vazhdojë procesi gjyqësor.