Arratia e 28-vjeçarit Ilir Gjokaj, shqiptarit në Mal të Zi i cili dyshohet për vrasjen e të fejuarës së tij 19-vjeçare Sheila Bakija, dhe plagosjen e babait të saj Shaban Bakija 42 vjeç, nuk ka zgjatur shumë. Ai është vetëdorëzuar në polici që pas ngjarjes së rëndë të 30 shtatorit në banesën e familjes Baklija.
Më 26 gusht, 19-vjeçarja e kishte kallëzuar në polici Gjokajn për kërcënim. Ndëshkimi i tij ishte mbyllur me një gjobë.
Dje, policia tha se dyshuari ishte i njohur më parë për ta për shkak të dhunës në familje dhe për shkak të dyshimit se ishte i angazhuar në prodhimin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për të Drejtat e Grave, Maja Raičević, duke cituar raportin e policisë për viktimën, tha Gjokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër”.

“Gjaku do të derdhet për këtë çështje, jeta juaj është në duart e mia. Nuk do të kesh askënd tjetër në këtë botë ose në tjetrën”.
Ajo gjithashtu deklaroi se Gjokajt iu dha një masë mbrojtëse që ndalonte ngacmimin, të cilën, siç thotë Raičević, askush nuk e kontrolloi më vonë.
Prokurori i shtetit dhe zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, Vukas Radonjiç, tha se veprimet e prokurorit të shtetit në këtë rast ishin plotësisht korrekte dhe të ligjshme.
“Kjo është një shkelje e përshtatshme e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, i cili kryhet nga një anëtar i familjes i cili kërcënon me sulm ose shkakton rrezik që mund të shkaktojë një ndjenjë të pasigurisë personale ose dhimbje psikologjike tek një anëtar tjetër i familjes, kështu që prokurori i shtetit i dha një urdhër të detyrueshëm policisë që brenda afatit ligjor ta dërgojë te gjyqtari kompetent për kundërvajtje ”, thekson Radonjić.
Ai vuri në dukje se Prokuroria e Shtetit nuk është një organ që vepron në mënyrë parandaluese si policia.
