Pak ditë pasi Berisha u shpall non-grata, prokuroria rihap dosjen e 21 janarit

Pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara shpallën non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha duke e futur në listën e zezë të korrupsionit, prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e 4 protestuesve të 21 Janarit. Mësohet se organi i akuzës së Tiranës ka rihapur dosjen për vrasjen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës..

Mbështetësit e opozitës së kohës, të Partisë Socialiste, u vranë teksa qëndronin “me duar në xhepa” përpara Kryeministrisë nga plumbat e efektivëve të Gardës së Republikës. Në ditën e përkujtimit të rënies së tyre, në 21 Janar 2021, Kryeministri Edi Rama i shpalli ata “Dëshmorë të Atdheut”.

Në 21 Janar 2021 u bënë 10 vite nga vrasja e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës, Policia e Tiranës depozitoi kërkesë në Prokurorinë e Tiranës dhe kërkoi që të rihapeshin hetimet për ngjarjen.

Burimet bëjnë me dije se, hetimet janë rihapur vetëm për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

Kërkesat e Policisë për Prokurorinë e Tiranës:

1. Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

2 Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me sherbim në datë 21.01.2011.

4. Ripyetja e personave pjesmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndodnjë të dhënë me interes për hetimin.

5. Të bëhet rikqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e  shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

6 Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhen e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës

7. Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Grushte, shkulje flokësh dhe shishe, sherr vajzash gjatë ndeshjes së futbollit

Read Next

“Avokati i vipave” Egli Haxhiraj dhe Damiano Pontrelli vijnë me një projekt të ri në fushën e sportit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular