Është vetëm 35 vjeç dhe sot drejton studion më të rëndësishme ligjore, “Fare Impresa”, që operon në të dy shtete, në Itali dhe në Shqipëri. Ai shërben si avokat fiskalist i kompanive ndërkombëtare dhe personazheve të famshëm të botës së medias dhe spektaklit, ndaj shpesh njihet si “Avokati i Vipave”.
Egli Haxhiraj bashke me ortakun e tij, ish-futbollist i Dinamos, Damiano Pontrelli, vijne me nje projekt te ri ne fushen e sportit. Ata themelojne kompanine INTERPONTRE GROUP, ne Tirane, Shqipëri.
INTERPONTRE GROUP është një agjenci sportive themeluar nga Egli Haxhiraj, Damiano Pontrelli, Cristina Russo, e cila ka punuar për vite me radhë si agjente sportive ne Itali, kryesisht me rritjen profesionale te futbollistëve si dhe Francisco Soares, një ish futbollist profesionist i cili ka luajtur ne Serinë A në Itali.
INTERPONTRE ka një përvojë unike në të gjithë botën, nga Amerika e Jugut, Evropa në Emiratet e Bashkuara Arabe në menaxhimin e lojtarëve, veçanërisht të futbollistëve.
Ndër agjencitë e para në Shqipëri që veprojnë në këtë fushë, INTERPONTRE është një këshilltar për sportistet kryesorë shqiptarë dhe të huaj dhe në të njëjtën kohë, është një bashkëbisedues i privilegjuar për klubet sportive që duan të përdorin talentet e reja.
INTEPONTRE u ofron klientëve të saj një njohuri të thelluar të dinamikës së sportit, të zhvilluar gjatë përvojës së fituar në nivelet më të larta të sportit profesional në Itali dhe në botë.
Një organizatë shumë profesioniste në të cilën interpretohen dhe përshtaten të gjitha aktivitetet e këshillimit strategjik dhe kontraktual kryesisht në fushën sportive.
Ne jemi si një familje e madhe ku pasioni dhe besimi janë elementët kryesorë që na kanë lejuar të arrijmë qëllimet e shkëlqyera të ekipit dhe na kanë lejuar të bëhemi avantazhi konkurrues për shumë lojtarë ndërkombëtarë. /Panorama Sport/
Këtu gjeni edhe faqen INTEPONTRE