Pakti i Bashës me aleatët/ Ky është dokumenti që do të firmoset nga opozita

Partia Demokratike pritet të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentin që përmban marrëveshjen e kësaj force politike dhe aleateve për zgjedhjet e 25 prillit.

Në marrëveshje për koalicion parazgjedhor, theksohet se aleatët do të përfaqësohen me emra kandidatësh në listë, në bazë të rezultateve të mëparshme zgjedhore.

Ndërsa poshtë emrit të koalicionit opozitar do të shkruhen emrat e partive që janë pjesë e koalicionit.

Gjithashtu bëhet me dije se kandidatët në listën zgjedhore duhet të jenë kandidatë të koalicionit dhe jo të partive.

Kujtojmë që pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike janë 6 parti politike:

LZHK – Dashamir Shehi

PAA – Agron Duka

PDIU – Shpëtim Idrizi

PR – Fatmir Mediu

PDK – Nard Ndoka

PBDI – Vangjel Dule

Balli Kombëtar – Artur Roshit

Ndërkaq, ditën e sotme kanë firmosur marrëveshjen sëbashku me kryedemokratin Basha, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka.

Vinkmag ad

Read Previous

Goditen dy banda kriminale në Itali, të arrestuar italianë dhe shqiptarë

Read Next

Ambasadori britanik thirrje partive politike: Mos kandidoni njerëz me të shkuar kriminale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular