Goditen dy banda kriminale në Itali, të arrestuar italianë dhe shqiptarë

Policia italiane ka goditur dy banda të trafikut të drogës, që vepronin në Milano, duke kryer arrestime të shumta.

Mediet italiane shkruajnë se bandat përbëheshin kryesisht nga italianë dhe shqiptarë, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe marijuane në Lombardi, që më pas i shpërndanin në zona të ndryshme të Italisë.

Hetimi për goditjen e këtyre bandave është koordinuar nga drejtori i Anti-Mafias së Milanos, dhe ka çuar pas hekurave disa trafikantë. Gjatë aksionit, janë sekuestruar një kompani, 3 skuterë, 2 motorë dhe 9 makina.

Vinkmag ad

Read Previous

Përgjimet e Ndranghetës/Pse ‘Niku’ ka marrë tre tendera 10 mln euro, Rama: Do flasë SPAK, unë s’përgojoj dynjanë

Read Next

Pakti i Bashës me aleatët/ Ky është dokumenti që do të firmoset nga opozita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular