Deputeti Edi Paloka zbuloi arsyen se përse nuk ishte i pranishëm sot në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tha se nuk mund të shkonte sot në parlament pasi organi legjislativ i Shqipërisë po trajtohet si vasal i presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.
“Nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal. Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtoj si vasal dhe më keq Edvin Ramën , se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë. Miqësia e ‘vëllazëria’ nuk kanë lidhje me vasalitetin”, tha Paloka në një intervistë televizive.
