Search
Close this search box.

Pas shirave rikthehet dielli, temperaturat mbeten të ulëta

Pas reshjeve të shumta të ditëve të fundit, është rikthyer koha e kthjellët e diellit dimëror.

Sipas Meteoalb gjatë ditës së sotme, i gjithë vendi ynë do të përfshihet nga kthjellime të vazhdueshme dhe përgjithësisht pa reshje.

Megjithatë, në zonat veriore dhe jugperëndimore, do të përfshihen pasdite nga reshje të pakta dëbore e të pa konsiderueshme. Por temperaturat, vijojnë të jenë të ulëta.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C. Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Për sa i përket Evropës, zona Veriperëndimore dhe brigjet e detit të Zi mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu, ndërsa Qendra e Lindja e Evropës vijojnë të jenë nën sundimin e reshjeve të dëborës.

Vinkmag ad

Read Previous

Si futen paratë informale në ndërtim

Read Next

Zbulohet pasuria e Elisa Spiropalit/ E pastrehë, por mban 22 mijë euro CASH në shtëpi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular