Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar qëndrimin e e kryeministrit Edi Rama lidhur me përgjimet e Ndragheta-s.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thekson fjalën e Ramës se përfaqësuesit e klanit mafioz në Itali, kishin dështuar në Shqipëri, ndërsa shton se nuk i përmendi pronarët e kullës që po ndërtohen në qendër të Tiranës.
Artan Hoxha ka përmendur edhe rastin e biznesmenit italian, Francesco Becchetti, i cili fitoi gjyqin ndaj shtetit shqiptar.

Postimi i Artan Hoxhës: “Rama: Ndrangheta doli me humbje. Edhe nje dyqan te vogel, qe hapi me rroba pune, falimentoi”… Mire e ke mor jahu, si te mos falimentonte Ndrangheta ne Shqiperi me ju!!! Por ato tre kullat, qe kushtonin 180 milione euro, me duket se po ndertohen rrotull qendres se Tiranes???!!! Apo keni gjetur ndonje investitor tjeter me sqimatar, andej siper nga Milano???!!! Ishallah nuk e sheh Ndrangheta kete reagimin e Rames, se na mori me qafe. Do na çoje ne arbitrazh nderkombetar si Beketi, per prishje te reputacionit,“-shkruan Hoxha.
Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.
