Përplasja Kosovë-Serbi/Shënohen tensionet e para në pikat kufitare në Kosovë, hidhen granata dore. Reagon Prishtina

 Dita e gjashtë ka regjistruar dhe tensionet e para në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës. Një faqe në Facebook me emrin Zubin Potok INFO, ka publikuar pamje me anë të të cilave dokumenton dhe djegien e qendrës së regjistrimit në Zubin Potok.

Edhe në Zveçan janë hedhur granata dore, duke shkaktuar tym në ajër, por ende nuk është raportuar për persona të lënduar. Këto veprime Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla së bashku me Kryeministrin Kurti i kanë konsideruar si akte kriminale si dhe cwnime tw paqes. Policia e vendit nuk ka bërë me dije që të jenë proceduar persona për shkak të këtyre zjarrvënieve. 

Gjithsesi, policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/I moshuari i zë “pritë” Berishës: Ta bëjmë Shqipërinë si në ’91-n

Read Next

VIDEO/Pastori: Jezusi nuk po kthehet në tokë sepse nuk jepni para sa duhet, hajde hidhni lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular