
Militantët e Sali Berishës e kanë pritur me protestë kreun e PD-së, Lulzim Bashën pasditen e sotme në Korçë. Me thirrjet ‘Basha ik’ dhe pankarta nëpër duar, ata u mblodhën në hyrje të kinemasë së Korçës, ku do të zhvillohet takimi i Bashës me demokratët. Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës.
Edmond Spaho ka publikuar dhe pamjet duke shkruar: Ja rrugacet e Bashes ne Korce se si sulmojne demokratet ne Korce te cilet nuk e desherojne ne qytetin e tyre.
