PLAS TE PD-ja/Njerëzit e Berishës përzënë deputetin e Bashës nga PD-ja

Janë shënuar tensionet dhe incidentet e para në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, para se te nise protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Mbështetës të Sali Berishës janë përplasur me Sekretarin e PD-së Roland Bejko.

Ky i fundit ka qenë duke hyre ne drejtim te portës anësore t PD-se, kur mbështetës te Berishës i janë afruar e kane share, shtyre dhe ofenduar Bejkon.

Tensioni dhe përplasja ka vijuar edhe jashtë ambienteve te PD-se, ne rruge, ku një grup personash e kane shtyre dhe goditur Roland Bejkon. Protestuesit i kanë treguar kartën e anëtarësisë dhe e kanë shtyrë Bejkon, ndërkohë që një prej tyre ka tentuar ta godasë edhe me çadër. Roland Bejko është larguar nga ambientet e PD-së dhe nuk ka mundur dot të hyjë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.

Vinkmag ad

Read Previous

Protesta para selisë së PD/Kryeministria mbyll dyert me pllaka metalike

Read Next

VIDEO/Militantët e Sali Berishës shqyejnë derën kryesore të selisë së PD-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular