Policia arreston sërish burrin e ish-ministres shqiptare, për çfarë akuzohet

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme kryetarin e PSD-së. Molliqaj është arrestuar në afërsi të zyrës së PSD-së.

Arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhër arrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme. Megjithatë, përkundër kësaj, kryetari i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale.

Molliqaj nga kjo protestë deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve.

“Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i maltratojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje lëshoi urdhër arrest për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të LVV-së, Haki Abazit.

Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ish-Ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini.

Vinkmag ad

Read Previous

Arben Ahmetaj tall t***pin me shqiptarët: Rritja ekonomike në Shqipëri është galopante!

Read Next

“I kemi parë të qarkullojnë në Shqipëri dhe Kosovë”/Lavrov bën deklaratën bombë: Armët që perëndimorët i japin Ukrainës po shiten në ‘tregun e zi’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular