Arben Ahmetaj tall t***pin me shqiptarët: Rritja ekonomike në Shqipëri është galopante!

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë se “Rritja ekonomike vijon të jetë galopante”. Falë paketave mbështetëse të qeverisë në vitin 2021, sipas Ahmetajt, u rimëkëmb ekonomia dhe kjo rritje vijon.

Për Tigrin e PS është mbushur gropa e krizave falë qeverisë, teksa në Kuvend diskutohej raporti i Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.

“Ekonomia u rimëkëmb me hapa të shpejtë në vitin 2021. Rritja në vitin 2021 është më e madhja në rajon dhe dua ta them për ju dhe qytetarët, përkujdesja me reforma dhe paketa, bëri të mundur që të ishte vit galopant në rritje duke mbushur të gjithë gropën e vitit 2020. Papunësia ka rënë në 11.3%. asnjë nga mallrat e konsumit përveç karburantit nuk ka rënie. Të gjitha mallrat kryesore të konsumit kanë rritje. Ne kemi arritur me politikat tona të mbushim atë gropë që u krijua nga të tre krizat. Është besim te ekonomia”, tha Ahmetaj.

Vinkmag ad

Read Previous

U kap me 20 kg kokainë në biznesin e tij në Itali/ Flet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Ramës: Ç’lidhje kam unë me drogën

Read Next

Policia arreston sërish burrin e ish-ministres shqiptare, për çfarë akuzohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular