Analisti Shpëtim Nazarko, thotë se Partia Socialiste në disa aspekte është e legjitimuar në zgjedhjen e Presidentit, duke kujtuar se vetëm një herë ka pasur President të vetin dhe se herët e tjera e ka lëshuar në funksion të rrëmujave apo ngjarjeve.
Për MCN Live, ai tha se ky moment duket i legjitimuar nga pikëpamja juridike që PS të ketë Presidentin, përballë faktit se opozita është e bërë copa.
Megjithatë ai nënvizoi se nuk është mirë të marrësh gjithë pushtetet, në një vend si i joni ku qeveria ka gjithë llojet e pushteteve përfshirë Presidentin.
“Nuk është mirë, nuk tingëllon mirë për PS. Vetë PD ka një pjesë të fajit se nuk ka bërë një plan logjik. Taulant Balla është si sekretarët e partive të viteve ‘60-të me kasketë, që propagandon budallallëqe.
E duron si partiak, ka përsëritur si megafon i prishur ato që i kanë thënë më sipër. Të mësosh të vërtetën prej Taulantit, është zarar i madh për dikë që e quan intelektual.
PD ka bërë gabime ndoshta edhe prej situatës, ose prej frikës se do akuzohej nga pjesa tjetër e opozitës, apo shoqëria. Alibeaj hëngri akuza jo vetëm nga Taulanti, por edhe nga Rama, është opozitë për të qarë hallin.
Një nga variantin më të mira do të ishte që t’i jepej një shans opozitës, na jepni 6-7 emra të zgjedhim mes tyre, tani do kemi një President socialist. Kjo nuk e nderon shumë PS, por është brenda legjitimitetit për të zgjedhur një Presidenti, siç e kërkon Kushtetuta.
Kur janë personalitete të mëdha si Mejdani apo edukatë si Moisu apo Nishani që respektojnë Kushtetutën si parimet e Ushtrisë, në një rast normal duhet të kuptojmë që Presidentin që cakton PS është i PS.
Vetëm nëse është një intelektual i madh që i tejkalon, një rast të tillë e ka provuar Mejdani, deri diku Moisiu dhe deri diku Nishani, që refuzoi një ministër. Në raste të tjera do ishte të kërkosh qiqra në hell.
Që çka në kokë Rama nuk është mirë mos ta dimë, se ka gjithë pushtetet dhe nuk ke nevojë. Po të justifikojmë se do respektoje në tre raunde opozitën formalisht, por të mbash në xhep emrin e Presidentit është lodër.
Ne kemi sistem të improvizuaar që nga koha e enverizmit. Do të vinte gjynah që Rama duke qenë intelektual, tani që ka gjithë pushtetet, prisja se do hapte gjithë shoqërinë.
Do zgjedh dikë që nuk ka funksion, nuk bën zhurmë dhe që nuk ka kapacitet për të bërë zhurmë. Që nuk është intelektual i madh që të dalë nga gardhi.
PS po shndërrohet në parti kontrolluese, është një parti tipike enveriste dhe më pak e organizuar nga ajo dikur, me ikjen e Ramës nga PS, do ngelë shumë më pak nga sa është. Rama tani që është në fund të periudhës së tij, duhet t’i linte trashëgimi të tjera Shqipërisë”.