Kompania ajrore WizzAir e ka kthyer tashmë në diçka të zakonshme vonesat e shumta të fluturimeve që lidhin Shqipërinë me Europën. Pas disa skandaleve të njëpasnjëshme me vonesat, sonte ka ndodhur “bëma” e radhës”.
Fluturimi që duhej të nisej nga Bergamo drejt Tiranës i parashikuar në orën 21.45 është shtyrë deri në 105 minuta (në 23:30). Një kohë rekord, edhe më shumë se sa zgjat i gjithë fluturimi.
Por jo vetëm kaq. Edhe fluturimi nga Tirana, i parashikuar në orën 19:30, drejt Bergamos është vonuar me dy orë, duke mbërritur në 21:15.
Me rritjen e trafikut ajror, por edhe për shkak të mos përgjegjësisë së kësaj kompanie, vonesat me fluturimet e WizzAir nga dhe drejt Shqipërisë janë shtuar, duke shkaktuar probleme të shumta dhe stres mes udhëtarëve, të cilët nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje.
Mbetet për t’u parë nëse autoritetet shqiptare të kontrollit të aviacionit civil do të ndërhyjnë për të sanksionuar WizzAir për vonesat e përsëritura, apo si gjithnjë do të mbyllin njërin sy.