Prokurori i antimafias italiane shpjegon skemën: Ja si funksionon Ndrangheta, mafia shqiptare tejet e fortë, do merremi edhe me të

Prokurori i Antimafias italiane në Katanzaro, Nicola Gratteri, prej nga u kopsit edhe dosja e përgjimeve kundër grupit mafioz Ndrangheta, ku përmendeshin emra të krerëve të shtetit në Shqipëri dhe biznesmenë, ka shpjeguar edhe mënyrën se si funksion Ndrangheta dhe rolin e shqiptarëve.

Në një diskutim publik të para dy viteve, prokurori i antimafias italiane ka evidentuar faktin se grupi mafioz i Ndraghetës punon me nënkontraktorë ku shqiptarët luajnë një rol tejet të rëndësishëm.

Gratteri shpjegon edhe terrenin që gjen Ndrangheta në Shqipëri teksa thekson se korrupsioni është në nivele të frikshme.  

Sipas prokurorit Gratteri, antimafias do t’i duhet të merret shumë me mafian shqiptare pasi ajo është shndërruar në një problem jo vetëm në Itali, por edhe vende të tjera të Evropës, veçanërisht në Holandë.

Harta e ndikimit të Ndranghetës

Ai thekson se qeveria holandeze është detyruar që të ndryshojë edhe ligjin për narkotikët si pasojë e problemit që paraqet mafia shqiptare.  

Nicola Gratteri: Ndrangheta ka vite tashmë që nuk merret me shitjen me pakicë. Ndrageta ka nënkontraktorë. Më të fortë janë nigerianët, të fortë janë shqiptarët. Në të ardhmen ne do të merremi shumë me Shqipërinë sepse shqiptarët janë shumë të fortë, mafia shqiptare është shumë e fortë në Shqipëri ku niveli i korrupsionit është i frikshëm.  1/3 e Shqipërisë është e mbjellë me marijuanë dhe shqiptarët janë shumë të pranishëm në Holandë dhe ku qeveria holandeze është shumë e shqetësuar aq sa po mendon të modifikojë ligjin mbi lëndët narkotike. Nga kanali i Otrantos nuk vjen vetëm mariujana por edhe kokaina. Sot organizatat kriminale shkojnë në Amerikën e Jugut, blejnë kokainën dhe e sjellin në Europë.

Zyrtarët e policisë italiane: Duhet të konsiderojmë se organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në të gjithë Europën dhe Amerikën e Jugut. Është një strukturë e cila vepron në mënyrë paralele me strukturat autoktone italiane edhe në tregun italian. Kriminaliteti shqiptar nuk është një kriminalitet në shërbim të kriminalitetit italian siç mund të jetë Sacra Corona Unita (Pulia) ose për drogërat të tjera Ndrageta kalabreze. Nëse ndonjë i kundërvihet mafias shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë shqiptarë bëhen të gjithëfuqishëm, pasurohen, kanë mbrojtje në të gjitha nivelet dhe kështu arrijnë të zgjerohen dhe të hyjnë në Europë, sidomos në Itali dhe në Holandë. Hollandezët janë të shqetësuar për praninë e mafies shqiptare. Ne e shohim shqiptarët që bëjnë biznes me Ndrangetën në trafikun e kokainës. Ne i shohim shqiptarë në Kolumbi me Ndragetën. Kështu që në të ardhmen në skenarin kundër mafias dhe shpërndarjes me shumicë të kokainës jo vetëm që duhet të mendojmë për Ndragetën por edhe për Shqipërinë./Agora News/

Vinkmag ad

Read Previous

Vaksina, risku i të qenit pro perëndimor

Read Next

Përgjimet e antimafias trazojnë ujërat e politikës/ PD nxjerr audio-përgjimet: Socialistët u kapën duke blerë vota me krimin e organizuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular