Përgjimet e antimafias trazojnë ujërat e politikës/ PD nxjerr audio-përgjimet: Socialistët u kapën duke blerë vota me krimin e organizuar

Përgjimet e antimafias italiane ndaj grupit mafioz Ndrangheta ku përmenden biznesmenë dhe politikanë shqiptarë, kanë turbulluar ujërat e politikës shqiptare. Duke i mëshuar kësaj ngjarjeje, Partia Demokratike i është rikthyer përgjimeve që nxori në pah skandalin e vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Durrës.  Kështu, Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama, përgjimet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Pjerin Ndreut, Damian Gjiknurit, Ymer Lalës dhe së fundmi të Antonio Gallos.

Bardhi shkruan se njerëzit e Ramës janë kapur në përgjime për pazar me trafikantët e drogës duke blerë vota me krimin e organizuar apo shitur tendera. Në fund të postimi Bardhi shton se Rama sillet sikur i bien në qafë të tjerët ndaj duhet të largohet sa më parë nga qeveria.

Në fund të videos dëgjohet deklarata e Ramës: Kush ia bën vendit të vet këtë? ‘Ti‘- është përgjigja që i kthen PD me anë të videos.

Gazment Bardhi: Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë. Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin

Vinkmag ad

Read Previous

Prokurori i antimafias italiane shpjegon skemën: Ja si funksionon Ndrangheta, mafia shqiptare tejet e fortë, do merremi edhe me të

Read Next

Akuzat për sulmin në Capitol Hill /Republikanët dështojnë të ‘shpëtojnë’ Donald Trump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular