Propozimi i PD: Testi PCR të jetë falas për studentët, jo vaksinë me detyrim

Deputetja demokrate Orjola Pampuri, njëherazi edhe anëtare e Komisionit të Shëndetëisë ka propozuar që testi PCR të jetë falas për studentët që nuk duan ta bëjnë vaksinën. Ajo tha në emisionin “Publikisht” në RTSH përballë gazetares Blerta Tafani kjo kosto duhet të merret përsipër nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kemi propozuar që testin PCR ta marrë përsipër Ministria e Shëndetësisë për studentët. Jemi për vaksinimin. Por kur bëhet fjalë për diçka të detyrueshme mendojmë se asgjë e detyrueshme nuk mund të jetë efektive”, tha ajo.

Pampuri nënvizoi se studentëve u duhet lënë kohë, duke shtuar se në vendet e tjera në botë ku ka pasur fushatë të mirë të promovimit, numri i të vaksinuarve është më i lartë.

“Le t’i lëmë kohë atyre personave që vaksina të mos jetë e detyruar. Duhet t’i japim kohë studentëve. Mënyra e promocionit të vaksinës në botë ka qenë më e mirë ndaj ka pasur edhe më shumë studentë të vaksinuar”, u shpreh Pampuri.

Vinkmag ad

Read Previous

Sondazhi: 60% e studentëve kundër vaksinës

Read Next

Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD, Salianji i pret shpresat: Zgjedhjet në 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular