‘Pse nuk janë në Kuvend?’/Tomor Alizoti tregon se ku mund të kenë shkuar Rama dhe Basha: Do jenë duke…

Deputeti demokrat Tomor Alizoti kritikoi mosprezencën në sallë të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha, ndërkohë që diskutohet për buxhetin. Alizoti tha se në Kuvend nuk ka debate politike por teatër, ku shfaqet injoranca dhe banaliteti.

“A është politika juaj e Buxhetit e majtë? Kam përshtypjen që pa fyer kolegët, gjysma e kolegëve që kanë ardhur këtu me biletë, kanë paguar pare për të ardhur këtu, duke blerë nuk i kuptojnë fare këto teori. PPP që bëni ju nuk janë të majta, jeni për një shtet të vogël dhe një treg të lirë, apo jeni për shtet të madh dhe qeveri të majtë. Këtu nuk ka artikulim dhe fjalime politike, kryeministri nuk është në sallë kur diskutohet Buxheti por duhet të ishte këtu dhe kryetari i opozitës. Gjysma e ministrave nuk janë këtu në sallë, koha zgjatet ndërmjet një teatri, se kush është çun më i mirë dhe kush bën gallatë më shumë, politika nuk është gallatë, se jemi populli më i varfër në rajon, kështu ka qenë në të gjitha kohërat, ama ka një ndryshim, elita shqiptare sot është më e pasura. Janë të pasur pa ditur asgjë, më vjen keq që e them këtë gjë, mos e merrni për arrogancë, por kemi injorancë në parlament, ndaj është linçim e gjithë politika. Kryeministri dhe lideri juaj, që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e mirë i servilosen që të kapen ndonjë post, duhet ta mbash mirë me kryeministrin, dhe nga pala jonë me kryetarin që të bëhesh deputet. Ky është realiteti i hidhur i Kuvendit tonë. Do vijë ai Kanti (Rama) më vonë, meqë jemi këtu dhe ka pak veta që dëgjojnë, se të tjerët janë në shtëpi, ose duke pirë ndonjë verë të shtrenjtë, uroj që shqiptarët të revoltohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Aleati ynë i madh shumë shpejt do të shkëputen në detin kinez, e kështu që amerikanët mund të largohen nga Ballkani, ne duhet të mendojmë për një ekonomi cilësore, dhe për një parlament cilësor. Njeriu është vepra e tij thotë Sartri, më vjen keq por vepra e këtij parlamenti është banaliteti, çfarë koncepti keni ju për zhvillimin si të majtë. Çfarë teze keni ju për të zhvilluar ekonominë? Politika në të gjithë botën zhvillohet në ekonomi, ju çfarë teze keni, PPP-të janë të majta? Jo nuk janë të majta. Pse jeni socialistë ju? Nuk je socialist se ke pasur babanë oficer në partinë e punës, unë e di që Parlamenti është bërë një garë vjershash, kohën do ta marrin liderat botërorë që flasin për njëri tjetrin, do të vazhdojnë lincimin personal, dhe ju e keni parë dhe e dini se sa e shëmtuar është kjo. Meqë kryeministri ka qejf Kantin, po i them që dinjiteti i njeriut është i paprekshëm“, u shpreh Alizoti.

Vinkmag ad

Read Previous

(FOTO) Kush janë babë e bir që u morën peng nga piratët në Nigeri/Shteti shqiptar s’bëri asgjë, u liruan pasi paguan shumën e majme të parave

Read Next

(VIDEO) Sulme vetëvrasëse afër Parlamentit/Vriten 3 persona dhe plagosen më shumë se 30 të tjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular