Një nga personat që u arrestua për skandalin e publikimit të pagave, Eni Qirjako, specialistja e IT te Tatimet, është kthyer në bashkëpunëtore të drejtësisë.
Qirjako ka zbuluar skemën se si u publikuan të dhënat personale nga serverat e zyrave të shtetit. Ajo tregoi se kolegu i saj, Andi Agaraj i ka kërkuar të riformatojë kompjuterin për të humbur gjurmët e kërkimeve në rrjet, por Qirjako ka deklaruara se nuk pranoi.
Nga ana tjetër, edhe Agaraj ka bashkëpunuar me drejtësinë, duke zbuluar emrat e dy përmbaruesve privatë që ia kishte shitur, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
