Foto/Shqiptari sfidon autoritetet britanike, bën lëvizjen e papritur. Mediat angleze: Po tallet me ne

Mediat britanike kanë kthyer vëmendjen sërish ndaj shqiptarit të dëbuar nga autoritetet atje, por që ka gjetur formën dhe është rikthyer sërish në Angli.

Ai është Aleks Vishaj, i dënuar për vjedhje është rikthyer në Britaninë e Madhe pasi u depërtua nga autoritetet në Shqipëri. Sipas Daily Mail, Vishaj është i njohur për pamjet që ka postuar nga burgu në Londër, ku mbahej për një periudhë kohe, deri sa u depërtua më pas në Shqipëri.

Por mësohet se 32-vjeçari ka arritur të rikthehet në Britani dhe sipas mediave britanike ai është tallur me sistemin e depërtimit, të cilin qeveria britanike ka premtuar ta shtrëngojë.

Sipas tyre, rasti shqetësues i kthimit të Vishajt është një simbol grotesk i një sistemi që po abuzohet në mënyrë tronditëse.

Në natën e Vitit të Ri, Vishaj postoi një video të çuditshme ku shihet i veshur me kostumin kombëtar shqiptar dhe duke festuar në një bar në lindje të Londrës me shqiptarët e tjerë, teksa këndonte me zë të lartë në shqip.

Për kthimin e tij të paligjshëm në Britaninë e Madhe u alarmuam nga burime sigurie në Shqipëri, shkruan media në Britani.

Ai mendohet se ka përdorur një pasaportë false për t’u kthyer, me avion ose traget, në shtator, pasi ka hyrë në një vend të BE-së duke përdorur heqjen e vizave.

Sjellja e pacipë e Vishajt nuk është e pazakontë, shkruan media britanike, ndërsa thekson se ka edhe kriminelë të tjerë shqiptarë që jetojnë të qetë në Britani edhe pse janë larguar më parë nga ky shtet

Vinkmag ad

Read Previous

Atentati në Fushë-Krujë/ Flasin 2 të plagosurit: I dhamë gaz makinës që të…

Read Next

Skandali i Pagave/Zbulohet skema, specialistët e IT bashkëpunojnë me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular