Një person është qëlluar me plumb në kokë në mes të Athinës.
Sipas mediave greke, viktima dyshohet se është shqiptar.
Të shtënat u dëgjuan në “Rrugën 30 Durrachiou”, në një kafene. Policia mori një telefonatë në lidhje me incidentin në orën 17:55. Ndërkohë mediat greke raportojnë se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën.
Pas sulmit të armatosur, thuhet se autori, sipas disa dëshmive, kishte hipur në një taksi dhe ishte zhdukur. Një ndjekje të tij është nisur policia dhe po punon për ta lokalizuar.