Një 32 vjeçar shqiptar u ekzekutua sot me 8 plumba në kokë në mes të Athinës teksa ishte duke pirë kafe në një lokal.
Viktima ishte një person i njohur për autoritetet greke pasi kishte qenë i proceduar për vrasje në tentativë, vjedhje dhe grabitje.
“Çfarë të bënë biri im” dëgjohen britmat e nënës së 34-vjeçarit në lot, e tronditur pasi plumbat i morën jetën djalit të saj. Po sipas mediave greke shqiptari ishte pjesë e një grupi kriminal dhe paraprakisht një nga pistat më konkrete është larja e hesapeve mes bandave.