Qytetari e pyet për rritjen e çmimit të naftës, ja si i përgjigjet kryeministri Rama

Jepi Share

Një qytetar ka pyetur kryeministrin Rama në rrjetin e tij social për lajmin e fundit se  në tregun e karburanteve është vënë re një rritje e ndjeshme e çmimit të naftës, i cili ka arritur pothuajse në 200 lekë për litër.

Teksa Rama nxjerr pjesëmarrjen e qytetarëve në Këshillimin Kombëtar një komentues i pyet: Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetare në anketim në rast se duan apo jo tu reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira ne çmimin e naftës?

Ndërsa Rama i përgjigjet se nuk janë 7 taksa, madje sipas tij disa vende që e kanë çmimin më të ulët taksat i kanë jashtë çmimit të karburantit, kështu që ai pretendon se kjo nuk do të ndikonte në xhepin e drejtuesve të mjeteve.

“Nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine! Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen”, thotë Rama.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Tensionet në Ukrainë / Sekretari i NATO-s jep ALARMIN: Nuk kishte ndodhur që nga Lufta e Ftohtë…

Read Next

Çfarë ndodh nëse nuk miratohet koalicioni i Berishës me LSI-në? Celibashi tregon skenarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular