VIDEO/Qytetarja ia thotë Artan Lames në sy: Në Dhërmi po bëhet kërdia, ja deputeti i Ramës që më ka vjedhur pronat

Pjesë e emisionit “Politiko” sot në Top News ku po diskutohen problemet me pronat, një zonjë e nga Dhërmiu, Irini Buo, ka denoncuar atë që ajo e quan vjedhje të pronës së saj.

Sipas saj në Dhërmi po bëhet kërdi me vjedhje pronash. Zonja Buo shkoi deri aty sa përmendi emra, mes të cilëve edhe ish-deputetin e PS, Alket Hyseni.

Buo: Në Dhërmi po bëhet një batërdi, problemin në Dhërmi nuk e kam unë, është familja Marku, ka bërë kërdinë. Mund të kenë nga 10 tapi secili.

Lame: Po ku hyn kadastra në këtë mes, kjo është për prokurori. Me kë e ke problemin?

Buo: Problemin e kam çuar, por prokuroria fle gjumë. Alket Hyseni ka vjedhur pronën time në bashkëpunim me kadastrën e Vlorës. Xhevat Shehu, është investitor strategjik por ka marrë pronën Buo me forcë.

Lame: Me Kadastrën cili është problemi që ke, se këto që thua s’kanë lidhje me Kadastrën

Buo: Ka një masë sigurie derisa të zgjidhet konflikti dhe nuk është respektuar ligji.

Lame: Për çfarë?

Buo: Se ka bërë transaksione Alket Hyseni mbi pronën Buo, e ka blerë si e ka blerë, e ka vjedhur me dokumente të falsifikuara.

Lame: Ore kujt ja ka blerë? Pse ka lidhje me ty kur ja ka blerë tjetrit?

Çela: Ka një masë sigurie të pronës, dhe prona është regjistruar në emër të tjerëve.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/“Nuk e rrëzoni dot Bashën, atë e mbron SHBA”, Spartak Ngjelës ‘i ikën truri’ në emision, “kërcënon” Ristanin: Më lër të flas ose do…

Read Next

Plas keq në PD/“Kush je ti që deklaron fundin e Berishës? Basha: Nuk të pyes ty çfarë them!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular