Avokati Spartak Ngjela është shprheur mbrëmjen e sotme se Kuvendi Kombëtar që kërkon të mbledhë Sali Berisha nuk e rrëzon dot Lulzim Bashën si kryetar të PD-së.
Sipas tij, Basha është i mbrojtur nga Uashingtoni dhe në sallë do të jenë edhe ekspertët e falsifikimit nga SHBA. Ai pati edhe një debat me Arben Ristanin në emisionin “Open”, të cilin e “kërcënoi” se nëse nuk do e linte të fliste, do ndërpriste çdo marrëdhënie me të.
Ngjela: Saliu është gënjeshtar universal. Më tregoni, cili është sistemi juridik që po nxjerr Kuvendin? Nuk ka asnjë. Nuk e rrëzoni dot Bashën, më dëgjoni mua.
(Ristani e ndërpret) Do më lësh të flas apo të ndërpres marrëdhëniet me ty. Ore Ristan, nuk ka gjyqtar nën 50 vjeç në Angli. Kryetari është i detyruar të drejtojë Kuvendin.
Ristani: Nuk e drejton kryetarin
Ngjela: Lëre ore ç’të duhet, lërmë rehat tani. Kryetarin e ke në sallë zotëri. Votat duhet të jenë 50+1. A e dini ju kush e mbron Bashën? Uashingtoni. Atje do jenë ekspertët e verifikimit. Falsifikimi i firmave në një proces të tillë është vepër penale. Saliu është mirë të fillojë me noterët dhe ti tërheqë ata 25%.
