Rama dorëzoi në komision vendimin e Këshillit Bashkiak për incenaratorin e Tiranës, vjen reagimi nga PD

Jepi Share

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me dorëzimin nga kryeministri Rama, në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, të dy vendimeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku jepet miratimi për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Përmes një deklarate për media PD thekson se dy vendimet e paraqitura janë marrë pas firmosjes së kontratës koncesionare, çka dëshmon se kryebashkiaku Veliaj ka dhënë miratimin pa e kaluar në Këshillin Bashkiak.

REAGIMI I PD-SË

Edi Rama i paraqiti Komisionit Hetimor një vendim të Këshillit Bashkiak të 27 Shtatorit 2017, 6 muaj pasi Erion Veliaj kishte dhënë miratimin për inceneratorin e Tiranës.

Në dt. 27 Mars 2017, Erion Veliaj është shprehur dakord për projektin e inceneratorit të Fierit.

Në dt. 31 Gusht 2017, është nënshkruar kontrata konçesionare. Bashkëlidhur asaj është edhe një deklaratë e Erion Veliaj ku pranon të gjitha detyrimet që burojnë nga kontrata.

Megjithëse kjo e ngarkonte Bashkinë Tiranë me 91 milionë euro detyrime, Erion Veliaj ka dhënë miratimin pa marrë asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Ju sikur hani shirit magnetofoni që në mëngjes”/ Boçi përplaset me Ramën, kryeministri: Më çmendët! Çfarë afere flisni, sikur Papa të rrijë 8 orë me ju, do e bënte kryqin mbrapsht

Read Next

Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë me Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular