
Deputetja e PD, Orjola Pampuri referuar udhëtimeve të kryeministrit Rama me charter, sot në një deklaratë për mediat thotë se i ka bërë një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
Në këtë kërkesë Partia Demokratike shtron disa pyetje, ku ndër të tjerë kërkon që të bëhet publike kontrata dhe numri i fluturimeve me charter.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ORJOLA PAMPURI
Edi Rama vazhdon te refuzoj te beje transparencen e shpenzimeve te udhëtimeve te tij luksoze me charter.
Qe nga viti 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një Aeroplan ‘Vip’ me te cilin udhëton Edi Rama.
Që prej asaj kohe, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe transparenca e udhëtimeve dhe kostove është zero.
Për këtë arsye sot ne i kemi kërkuar zyrtarisht informacion Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare.
Përmes kësaj kërkese zyrtare, ne kemi adresuar këto pyetje:
Në kushtet kur Shqipëria renditet në vendet më të korruptuara dhe ndër më të varfërat e Europës, Edi Rama shton luksin e tij me paratë e shqiptarëve
Ne 8 vite, vetëm shpenzime për luks qeveria e tij ka shpenzuar 798.3 milionë euro vetëm për udhëtime janë shpenzuar 171 milionë lekë pa llogaritur kostot e udhëtimeve me charter.
Rames nuk i behet vone per shqiptaret.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
