Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë që të sqarojë ndjekësit e tij lidhur me marrëdhënien që ka me biznesmenin Gjergj Luca. Një ndjekës nga Italia, i shkruan për të shuar kuriozitetin se si ka mundësi që Luca shënon miliona para aseste dhe pasuri. Ndërkohë që Rama, teksa drejton edhe vendin, ka gjetur hapësirën për t’i kthyer përgjigje, e për t’i pastruar imazhin, atij që e cilëson si shokun e tij të fëmijërisë. Madje shton se Luca paratë i ka pasur që në kohën kur në pushtet ishte ish-kryeministri Sali Berisha.