Pasditen e së shtunës ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Kryedemokrati Basha është shprehur ne mbledhje se ata që nuk kanë ardhur, ndihen të vetëshkarkuar.
“Te pranishem 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen, te tjeret nuk kane ardhur se ndihen te veteshkarkuar. Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos”- tha Basha.
Kujtojmë se gjatë kësaj mbledhjeje është njoftuar se janë shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Të shkarkuar janë, pra, kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.