Kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e sotme Kosovën në një kohë kur veriu i vendit është përfshirë në një valë trazirash për shkak të vendosjes së reciprocitetit me target serbe. Albin Kurti do të presë Ramën dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të Shqipërisë në orën 08:50, me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”.
“Kryefjalë” e bisedimeve mes tyre do të jetë çështja e reciprocitetit, ku Rama e ka bërë edhe më parë me dije qëndrimin e tij, duke kërkuar dialog nga të dyja palët. Ndërkohë mësohet se pjesë e bisedës do të jetë edhe nisma “Ballkani i Hapur”, për të cilën deri më tani Kosova e ka refuzuar që të marrë pjesë. Pas takimit, Kurti dhe Rama do të mbajnë një konferencë për media në orën 10:20.
AXHENDA:
08.50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.
09.00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp
10.45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)
11.20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)
12.00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
12.20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
12.45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)
13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.
15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)
Më pas, kreu i qeverisë Rama do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja.
Ishte kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ai i cili e uroi për mandatin e tretë duke e ftuar për një vizitë zyrtare, ndërsa Rama u shpreh se takimi do të bëhej shumë shpejt, për të nisur edhe punën për mbledhjen e dy qeverive.
