Gazetari boshnjak Jasmin Mujanoviç, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Me anë të një statusi në rrjetin e tij në Twitter, boshnjaku Mujanoviç shkruan se zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, do të duhej të frikësonin zyrtarët qeveritarë në Republikën e Shqipërisë apo atë të Maqedonisë Veriore.
“Nëse do të isha ulur në një zyrë qeveritare në Shkup ose Tiranë, do të shikoja me alarm të madh pamjen e tankeve serbe në kufirin e Kosovës. Dhe pastaj unë do t’u thosha shefave të mi se nesër duhet të telefonojmë Beogradin dhe t’i informojmë se “Ballkani i hapur” ka mbaruar”, ka shkruar ai në Twitter.