Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi korrupsionin dhe nivelin e qeverisjes në Shqipëri, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Duke iu referuar raportit, i cili theksonte se prioritet në vendin tonë ishte lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, Kim shkruan se për këtë prioritet SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë dhe opozitën në Shqipëri, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt.
“PresidentiBiden dhe SekretariBlinken kanë theksuar përparësinë e ripërtëritjes në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. SHBA-të do të punojnë më shumë se kurrë me qeverinë shqiptare, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt, në ndjekje të këtij përparësie”, shkruan Kim.
(2/2) …🇺🇸 do të punojnë më shumë se kurrë me 🇦🇱 – qeverinë, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e zakonshëm – në ndjekje të këtij përparësie." @USAmbAlbania Yuri Kim
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 31, 2021