Search
Close this search box.

VIDEO/Kërcënon Ilir Meta: Paralajmëroj horrat ndërkombëtarë, nuk i llogaris fare

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar zyrtarët ndërkombëtarë në Shqipëri si horra dhe gangsterë e prej të cilëve nuk trembet.

Madje, Meta ka lëshuar edhe një paralajmërim për ta, duke thënë se duhet të kenë kujdes pasi Shqipëria nuk është vend për eksperimente.

“Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental. lir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit , por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë.” tha Meta.

Vinkmag ad

Read Previous

Raporti i DASH/Yuri Kim: Lufta ndaj korrupsionit, prioritet. Do të punojmë me qeverinë dhe opozitën

Read Next

Rama e refuzoi përballjen/ Basha: Jam i gatshëm të dal në debat publik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular