Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit/ Sali Berisha: “Shtëpia e Lirisë”, opozita e vërtetë! Kisha vetëm një frikë

Jepi Share

Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar nje fitore të opozitës dhe mbarë shqiptarëve rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.  

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” Berisha tha se 6 marsi shënoi edhe rikthimin e tij në skenën politike dhe në opozitë.

“Kjo ishte një fitore e opozitës dhe mbarë shqiptarëve. Më 6 mars afirmohet përfundimisht opozita e vërtetë në Shqipëri. Nuk ka shqiptar që nuk thotë se ‘Shtëpia e Lirisë’ është opozita e vërtetë e Shqipërisë. Në këtë situatë dëshpëruese e kaotike për shqiptarët zhvillimi pozitiv ishte rezultati i 6 marsit”, tha Berisha.

Pyetje: A kishte kjo lidhje me Berishën?

Berisha: Padiskutim. Ajo shënonte rikthimin e Sali Berishës si opozitar në skenën politike shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit ishin për opozitën një gjendje unike më e pazakonta. Opozita përballej me logon e vet të rrëmbyer nga qeveria me qëllimin ogurzi të mbajtjes gjallë të opozitës fallco por dështoi. Ato treguan se shqiptarët janë për një opozitë të vërtetë që duhet të bashkohet për të ecur drejt fitores. Isha i shqetësuar për logon, logo kishte mbështetjen që meritonte PD dhe bëra gjithçka te identifikoj veten time edhe pse aty ishte edhe LSI.

Edhe në këto zgjedhje edhe pse nuk u arrit fitore, u arrit një stacion i rëndësishëm për të ecur drejt fitores. Rama nga 6 marsi nuk ka qetësi, del i dridhur para kamerave.

Elektorati i PD u mërzit nga logoja.U desh një punë intensive për t’u superuar ky problem.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Mos më prek me dorë mua, këtu do të plasë REVOLTA!”, protestuesit përplasen me policinë te kryeministria

Read Next

A është Berisha organizator i protestave kundër rritjes së çmimeve? Ja çfarë thotë ish-kryeministri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular