Rihapja e dosjes së tragjedisë së Gërdecit/ Ky është gjyqtari që do të ketë në dorë Fatmir Mediun

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar, tre javë më parë kërkoi rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për shpërthimin tragjik të demontimit të municioneve të Gërdecit.

Kjo çështje do të shkojë në Gjykatën e Lartë, ndërsa mësohet se relator i çështjes do të jetë Ilir Panda. Më 6 maj të këtij viti, SPAK njoftoi se është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për ish-ministrin Mediun.

Ish-ministri tha se rihapja e hetimeve po bëhet nga politika, sepse sipas tij, në Shqipëri nuk ka më as institucione dhe Kushtetutë. Mediu tha se s’ka pasur lidhje me këtë ngjarje edhe pse ishte ministër i Mbrojtjes dhe i gjithë aktiviteti ushtrohej nën prozhektorët qeveritarë. Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të vitit 2008 rreth orës 12:05, humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

Vinkmag ad

Read Previous

Elbasani nën ‘pushtetin’ e bandave/Kryetarja e Gjykatës ‘përkëdhelet’ në TikTok: “Rreth im o Maffia”. Nisin hetimet

Read Next

VIDEO/Adriatik Llalla: E prisja dënimin me burg, e di kush ma ka bërë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular