Search
Close this search box.

Rrugë që i merr lumi para se të mbarojnë

NGA MENTOR KIKIA/Foton e parë e kam marrë në rrjet. Autori thotë se është rruga e Arbërit, në Maqellarë të Dibrës. E ndërtuar buzë lumit, duket se nuk ka më shumë se disa ditë jetë.

Foto e tjera i kam bërë vetë vetë, para reshjeve. Sërish në të njëjtën rrugë, por në pjesën e Tiranës, në Lumin e Brarit. Tregon se si është shpartalluar lumi duke i marrë zhavorrin për të ndërtuar rrugën.

E gjitha traseja e rrugës është ndërtuar me zhavorr lumi. Nga sa kam folur me inxhinierë ndërtimi, kjo është e palejuar, pasi zhavorri i lumit nuk duhet përdorur për këto vepra, pasi gurët e rrumbullakët nuk lidhen mes tyre.

Shkatërrimi i shtratit të lumit rrit agresivitetin, erozionin, dhe rruga që kalon thuajse në shtrat të lumit, është tërësisht e ekpozuar dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Dëmi mjedisor që i bëhet lumit nuk përllogaritet.

Edhe një konstatim në formë pyetjeje: Zhavorri i lumit merret pa para, gërrmo në lumë e hidh në rrugë. Në preventivat e punimeve, a paguhet kompania për qindra mijëra metër kub materianle inerte për mbushjen e trasesë?

Vinkmag ad

Read Previous

Moti i keq pushton vendin/IGJEUM: Do ketë reshje intensive

Read Next

Ibrahim Rugova, një mendimtar/ Nuk shpëtoi vetëm Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular