Search
Close this search box.

Sali Berisha: Jam njeriu më i votuar i këtij vendi në 30 vite!

Sali Berisha ka deklaruar nga Lushnja, se nuk e ka personale betejën që po bën për Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se çështjen e shpalljes “non grata” nga SHBA e ka mbajtur personale dhe mbrojtjen e ka bërë për dinjitetin e tij.

Berisha tha se është njeriu më i votuar i Shqipërisë këto 30 vite.

“Shumë njerëz thonë që Berisha e ka një betejë personale. Unë iu garantoj që gabohen. Unë nuk e mohoj çështjen që ekziston personale, por unë atë, me vendosmërinë më të madhe e mbajta personale. 

I bindur si besimi që kam te Zoti që do t’ia dilja mbanë, që do të kisha të drejtë dhe se asgjë s’do mund të më mposhte mua në mbrojtje të asaj të vërtete që është shkelmuar. 

Mbrojtja e dinjitetit tim ishte në radhë personale, por unë jam njeriu më i votuar i këtij vendi në këto 30 vite. Padyshim që mbroja edhe në emër të të gjithë atyre që më kishin besuar mua në çdo hap të jetës sime dhe veprimtarisë sime jam përpjekur të ruaj dinjitetin e tyre. Kur kam dhënë dorëheqjen më 26 Qershorin, po e bëj dinjitetin tim”, tha Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

Edi Rama ha e pi me serbët, Vuçiç kërcënon hapur shqiptarët: Provoni të…

Read Next

Ministrja e Ramës: Do hapim Akademi për barinjtë, çobanët do t’i bëjmë profesionistë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular