Search
Close this search box.

Edi Rama ha e pi me serbët, Vuçiç kërcënon hapur shqiptarët: Provoni të…

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është rikthyer pretendimeve se autoritetet e Kosovës së shpejti do të provojnë të marrin në kontroll nënstacionin elektrik të Valaçit në veri të Kosovës, “nën pretekstin e faturimit të energjisë”. Ndërkohë që Edi Rama shtrohet me dreka dhe darka me shtetarët serbë.

Në katër komuna në veri të Kosovës, serbët përbëjnë shumicën e popullatës, ndërsa qytetarët e këtyre komunave nuk kanë paguar për energji elektrike që nga viti 1999. Vuçic sërish i mëshoi idesë së pret që kjo do të ndodhë pas 6 nëntorit.

Por Vuçiç ka kërcënuar hapur shqiptarët se ta provojnë që ta marrin nënstacionin.

Unë kam thënë se është e mundur që kjo të bëhet nisur nga kjo datë, për shkak të qëndrimit kundrejt operatorëve atje. Ata do të provojnë ta përdorin faturimin e energjisë, jam pothuajse i sigurt se kjo do të bëhet për qëllime politike e nuk ka të bëjë fare me energjinë”, u shpreh ai, ndërsa i kërkoi Prishtinës që të mos provojë ta hedhë këtë hap.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se drejtori i saj, Petar Petkovic, ka biseduar me ambasadorin gjerman, Thomas Schieb, dhe e ka informuar “për problemet në zbatimin e marrëveshjeve për energji të viteve 2013 dhe 2015, dhe për detyrimet e Prishtinës lidhur me regjistrimin e dy kompanive serbe e licencimin e tyre për furnizim, shpërndarje dhe shitje të energjisë”.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Berisha: Pse nuk vjen Basha te ju? Sepse ka frikë, po si mund ta rrëzojë Ramën një që ka frikë?

Read Next

Sali Berisha: Jam njeriu më i votuar i këtij vendi në 30 vite!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular