Search
Close this search box.

SHBA e shpalli non-grata/Blinken flet për Berishën: S’ka lidhje Sorosi, çështja ndoqi kanalet ligjore

Në dëshminë e sotme përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken u pyet nga Kongresmeni Lee Zeldin në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Lee Zeldin, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga Nju Jorku, i kërkoi Sekretarit Blinken të komentonte njoftimin e tij të muajit të shkuar për sanksionet ndaj ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të monitorojnë ata individë “angazhohen në aktivitete korruptive, që cenojnë të drejtat e njeriut, ose që paraqesin sfida për demokracinë dhe principet demokratike.”

Referuar specifikisht rastit të zotit Berisha, Sekretari Blinken tha se çështja ndoqi procesin dhe kanalet e zakonshme ligjore dhe u shqyrtua me kujdes nga stafi ligjor i Departamentit të Shtetit. Sekretari Blinken e ftoi Kongresmenin Zeldin dhe të gjithë ligjvënësit e interesuar amerikanë për rastin e Sali Berishës t’i adresohen Zyrës së Çështjeve Legjislative.

Kongresmeni Zeldin e pyeti Sekretarin Blinken nëse kishte patur ndonjë komunikim me George Soros ose ndonjë tjetër individ të lidhur me të në lidhje me rastin e Sali Berishës. Sekretari Blinken u shpreh qartësisht se nuk kishte patur asnjë kontakt të tillë.

Dëshmia në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë e Sekretarit Blinken është fokusuar në kërkesën e buxhetit të Presidentit Biden për Departamentin e Shtetit në vitin e ardhshëm dhe për prioritetet e politikës së jashtme në vitin 2022./ArberiaNews.net

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO-Akuza të rënda ndaj Igli Tares/ I lidhur me Ndraghetën dhe botën e errët të basteve sportive

Read Next

Sërish krim brenda familjes/Këtë radhë në Librazhd, burri vret gruan dhe më pas veten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular