Sërish krim brenda familjes/Këtë radhë në Librazhd, burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur e Librazhdin pasditen e sotme ku burri ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, ku burri ka qëlluar për vdekjen gruan e tij dhe më pas mësohet se është vetëvrarë.

Këto janë detajet e para që janë zbuluar nga ngjarja, ndërsa autori i ngjarjes është i identtifikuar si Qemal Bici. Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Vinkmag ad

Read Previous

SHBA e shpalli non-grata/Blinken flet për Berishën: S’ka lidhje Sorosi, çështja ndoqi kanalet ligjore

Read Next

VIDEO-U vra duke pirë kafe/Dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit në Greqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular