Megjithëse kanë kaluar rreth 2 që nga bërja publike e lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, ky i fundit deri më tani nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë çështje.
Në faqen publike të ish-kryeministrit Berisha nuk ka asnjë reagim zyrtar prej këtij të fundit por vetëm publikime të eksponentëve të Partisë Demokratike që denoncojnë ‘masakrën’ elektorale siç e cilëson opozita.

Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se ish-presidenti Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA.
Blinken shprehet se veprimet e Berishës minuan parimet e demokracisë në vend: “Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër kurrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruan Blinken.
