Shpërthen Alibeaj i PD-së: Partia Socialiste pjellë e partisë së Enver Hoxhës

Partia Demokratike do të kërkojë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Riaktivizimi i nismës ka ardhur pasi deputeti socialist, Bujar Çela, uroi kolegët socialistë dhe demokratë me fotografinë e diktatorit Enver Hoxha.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar çela, i uroi me këtë foto kolegë3t e tij socialistë e demokratë, për festat e Nëntorit.

Kjo foto, nuk ishte një shaka, por një bindje e tij pasi i pyetur nga  mediat ai tha se Shqipëria ka 3 figura historike Gjergj Kastriotin, Ismail Qemalin e mes tyre diktatorin gjakatar Enver Hoxha.

Kjo çështje solli një debat të gjerë politik e jo vetëm.

Partia Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit marrjen e masave për deputetin çela.

Nga ana tjetër Partia Demokratike, tha nënkryetari i saj Enkelejd Alibeaj, do të nisë një proces për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.

Alibeaj: Rasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti se nuk është vetëm një rast i shkëputur, tregon më shumë sa kaq. Tregon nevojën e shoqërisë shqiptare për tu shkëputur nga e shkuara komuniste. Evokimi i figurës së diktatorit nga një ligjvënës, nuk është thjesht thyerja e Kodit të Sjelljes të parlamentit, por është diçka më tepër, tregon nevojën ulëritëse dhe urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë situatë, në emër të kolegëve dhe të pozicionit tim që kam si kryetar i Partisë Demokratike do të kërkojmë në Këshillin e Etikës në parlament marrjen e masave për deputetin në fjalë.

Por ajo që ne i kemi paraqitur kryetarit të Partisë Demokratike është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në këto 30-vite janë bërë shumë përpjekje në funksion të kësaj gjëje, por asgjë konkrete nuk është arritur. Teksa një ligjvënës ndodh që të bëjë osanah e të thurë lavde ndaj diktatorit. Pikërisht nevojitet një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari dekomunistizimin e shoqërisë, pajisjen e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të përndjekurve, si ndëshkimin dhe distancimin nga nga trashëgimia e së djeshmes. Janë këto synimet kryesore. Mbi të gjitha dhe ndëshkimin politik dhe moral. Nuk na bën çudi fakti që një ligjvënës  i Partisë Socialiste ndërmerr këtë akt, është prova më e gjallë që Partia Socialiste është pjella e Partisë së Punës.

“Enver Hoxha s’mund të quhet Nul” Bujar Çela nuk pendohet, thumbon Enkelejd Alibeaj: Je nipi i Isa Toskës

Dekoministizimi nuk është një term i ri. Para 3 vitesh, Enkelejd Alibeaj pati nisur hartimin e një projektligji, i cili nuk u depozitua në Kuvend.

Vinkmag ad

Read Previous

Humbi kontaktet me familjen/Flet 25-vjeçarja: Ja pse u largova, burri më dhunonte, ndërsa i dashuri…

Read Next

Mesazhet e fshehura të Berishës me “Foltoren në SHBA”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular